Shtohen rastet e gripit në qytetin e Shkodrës

Ndryshe nga një vit më parë, situata gripale në qarkun e Shkodrës, është më e rënduar.Një fakt i tillë ështe pohuar nga shefi i epidemiologjisë në Shkodër, Artan Mesi. Ai ka deklaruar se një shtim i rasteve gripale është vënë re kryesisht gjatë dy javëve të fundit.Mesi u bën apel pacienteve të mos neglizhojnë e tu drejtohen qëndrave shëndetësore për të marrë mjekimin e nevojshëm.Gjatë ditëve të fundit në Shkodër është vënë re një rritje e të prekurve nga gripi ku kategoritë më të prekura janë femijët dhe të moshuarit.