Tiranë, arrestohet efektivi i burgjeve, qëlloi me pistoletën e shërbimit
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punonjës policie pasi akuzohet se ka qëlluar me armën e shërbimit ndaj një personi.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 43-vjeçari Ferdinand Shuaipi, me detyrë punonjës policie i rolit bazë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Arrestimi i tij u krye sepse më datë 03.02.2013, rreth orës 18:20, dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit Leonard Qyra në rrugën "Aleksandër Moisiu" dhe pas një konflikti për motive të çastit ka qëlluar në drejtim të tij, disa herë me armën e shërbimit.Për pasojë shtetasi Leonard Qyra, ka marrë vetëm një dëmtim të lehtë dhe ndodhet në QSUT jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit pistoletë tip "TT", model 54, e kalibrit 7.62 mm, ndërsa materialet në ngarkim të efektivit të burgjeve do ti kolojnë Prokurorisë për hetime të mëtjeshme.