Korçë, krijohet klubi "Ëndërr Serenate"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 22:14
Është prezantuar për herë të parë në qëndrën kulturore, "Vangjush Mio", në qytetin e Korçës, klubi i serenatistëve të rinj, "Ëndërr Serenate".Krijimi i këtij klubi synon ruajtjen e traditës dhe vazhdimësinë e saj edhe tek brezat e rinj.Sipas kordinatorit, Vackë Nici, krijimi i këtij klubi është frymëzuar në aktivitetet e 100 vjetorit të pavarësisë, "100 kitara për 100 vjet pavarësi", por që tashmë synon zgjerimin e tij me synimin e vetëm përhapjen dhe vazhdimësinë e kulturës.Në klubin "Enderr Serenate", marrin pjesë fëmijë të grupmoshave të ndryshme, të cilët dinë të këndojnë, luajnë në instrumente, por dhe kërcejnë.