Vlorë, lista zgjedhore e pa montuar…

Prej një jave ka përfunduar përpunimi dhe publikimi i listave paraprake zgjedhore.Në ndryshim nga  zgjedhjet e kaluara, për këtë vit janë shtuar rreth 30 qëndra votimi  duke e çuar numrin e qëndrave të votimit për qytetin në 120. Kjo është bërë në zbatim të kodit zgjedhor i cili parashtron se të gjitha ato qëndra votimi të cilat rezultojnë të kenë mbi 1000 votues , duhet të hapin një tjetër qëndër votimi, e cila vendoset shumë pranë të parës. Nga administrata e bashkisë së Vlorës u është bërë thirrje qytetarëve për të kontrolluar në listat e afishuara nëse emri i tyre ekziston.  Administratorja, Valbona Sulce ka shpjeguar se kush janë proçedurat që qytetari duhet të ndjekë nëse ka probleme me rezultimin e tij në listat e përcaktuara.Afati i fundit për cdo qytetar  për të kontrolluar dhe për të bërë kërkesë pranë gjëndjes civile lidhur me qëndrën e tij të votimit është vetëm 2 muaj para ditës  së votimit. Në këtë rast pra është data 23 Prill.