Elbasan, arrestohet ish-punonjësi i një banke, akuzohet për vjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2013, 14:38
Policia e Elbasanit ka arrestuar ish-punonjësin e një banke në Cërrik pasi akuzohet për shpërdorim detyreBurime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Elton Gega, pasi akuzohet se gjatë vitit 2008 kur ishte punonjës në një filial banke në qytetin e Cërrikut ka kryer vjedhje parash duke falsifikuar dokumenta.Sipas policisë Gega falsifikonte dokumenta identifikimi,pasaporta, karta të personave të ndryshëm dhe përfitonte kredi, paratë e të cilave i merrte për vete.