14 orët shqiptare të Fules, Komisioneri: Statusi kandidat në dorë të politikanëve shqiptarë
Ndërsa të gjithë presin nga vizita e Fules zgjidhjen e ngërçit të integrimit, para se të ulej në takim me politikanët shqiptarë në rrjetin social twitter Komisoneri për Zgjerim në BE, Stefan Fule ka shpjeguar misionin e vërtetë të vititës së tij, zgjedhjet e 23 qershorit.Në pak rreshta, të shkruar në shqip, i ka bërë të qartë politikës se proçesi i ardhshëm zgjedhor duhet të jetë i pakontestuar.“Erdha në Tiranë për të adresuar pyetjen më të rëndësishme për shtetin modern shqiptar. Çfarë duhet bërë që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të pakontestueshme?” shkruan Fyle në twitter.I ardhur pas mesnate në Tiranë, Komisionerin e BE-së e ka pritur një mengjes i herët pune me ambasadorin e BE, Ettore Sequi dhe diplomatët e vendeve të unionit.“Çështja e zgjedhjeve dhe statusi i vendit kandidat për në BE janë dy pika ku Fule është fokusuar në takimin me ambasadorët. Pavarësisht diskutimeve për zgjedhjet, axhenda për bashkimin evropian është shumë e rëndësishme dhe pjesë e diskutimit”tha Ambasadori hollandez.Para se të udhëtonte tek Berisha e Rama, Fule i ka rezervuar një takim edhe ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu dhe atij të OSBE Eugen Wollfart, duke lënë të kuptohet se në thelb të diskutimit ka qenë 23 qershori.Fule në selinë e Kryeministrisë ka qenë i përpiktë në orar e më pas me kreun e qeverisë Berisha ka ndarë 60 min të axhendës së tij.I shoqëruar gjithnjë nga Ambasadori Sequi, komisoneri ka qendruar pak më gjatë ne selinë rozë por pa dhënë asnjë deklaratë pas takimit.Vetë PS në pak rreshta ka sqaruar thelbin e bisedës Rama- Fule.“Kryetari Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve. Siç e paralajmëroi në twitter përpara fillimit të takimeve, komsioneri adresoi disa çështje kyç për funksionimin e shteti dhe për çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën.Të dy palët u dëgjuan, me shqetësim, për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare.Kryetari Edi Rama paraqiti propozime konkrete, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për të siguruar që pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat e mëparshme” thuhet në deklaratën e selisë rozë.Pas bisedave me aktorët politike për Presidentin Nishani Fule ka rezervuar një drekë në një nga restorantet e kryeqytetit, ku është diskutuar për 3 ligjet e integrimit dhe për rëndësinë që ka 23 qershori si një provë maturie e standardit europian të politikës shqiptare.Disktutimet e ngjeshura që pati me politikanët shqiptare vetëm sa përforëcuan edhe më shumë qendrimin e Komisionerit Stefan Fule, se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike ne Shqipëri.Zyra e KE-së nëpërmjet një njoftimi për mediat tha se Komisioneri Fule i kërkoi politikanëve që në 23 qershor të realizojnë zgjedhje me standarde. Eurokomisioneri nënvizoi se statusi kandidat për Shqipërinë është i arritshëm dhe se gjithçka është në dorën e politikanëve shqiptarë.“Komisioneri ka pasur bisedime të hapur dhe të sinqerta me politikanët shqiptarë rreth prioriteteve të tyre për aspiratat e vendit për integrimin në BE dhe theksoi se statusi kandidat për Shqipërinë është brenda mundësive. Kjo varet nga politikanët shqiptarë për të bërë realitet. Komisioneri Fule përsëriti se Komisioni është i vendosur të forcuar më tej procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian."I tërë procesi i reformave të Shqipërisë lidhur me BE duhet të jetë i qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe me konsensus për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë", deklaroi Komisioneri Füle, pas takimeve të tij.Komisioneri nënvizoi gjatë bisedimeve të tij në Tiranë se mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013 do të jetë një test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit. Ai u bëri thirrje politikanëve për të mbajtur zgjedhjet e qershorit, në përputhje me standardet ndërkombëtare, për të përmirësuar kredibilitetin dhe pozitën e institucioneve demokratike dhe për të forcuar përgjegjshmërinë e politikanëve ndaj popullit shqiptar” thuhet në deklaratën e KE-së.Tashmë mbetet vetëm ëpr të kuptuar rezutlatin e kësaj vizite te Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule, për 3 ligjet, ndoshta pritet reagim më i shpejtë ndërsa për zgjedhjet duhet të presim 23 qershorin.