Takimi me Fulen, Berisha: Angazhim të plotë për integrimin dhe zgjedhje me standarde
Zyra për shtyp e Kryeministrisë zbardh takimin e Komisionerit për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotin Stefan Fule dhe Kryeministrit Sali Berisha. Siç bëhet me dije në njoftim në këtë takim u diskua për çështje të bashkëpunimit në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapat e nevojshëm për avancimin e reformave të axhendës europiane.Në takim u diskutua, gjithashtu, për përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 23 qershor, si dhe çështje në lidhje me zhvillimet në rajon. Kryeministri e siguroi zotin Fule për angazhimin e plotë të mazhorancës për çuar rrymen përpara të procesit të integrimit dhe garantimin e një procesi zgjedhor sipas të gjitha standardeve të OSBE dhe Këshillit të Evropës.Takimi u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe e frytshme.