Vrasja e 21 vjeçarit në Fier, arrestohen dhe 2 persona të tjerë
Policia e Fierit ka arrestuar sot edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë për vrasjen e 21- vjeçarit, Andi Prifti, i cili u gjet i vdekur në 20 Janar.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy të rinjtë Andrea Rrapaj 18 vjeç dhe Erald Elmazi 25 vjeç pasi akuzohen si bashkautorë të vjedhjes dhe vrasjes së 21-vjeçarit Prifti.Policia ka sekuestruar telefonin celular që i përkiste viktimës dhe që e mbanin dy të rinjtë të cilët u arrestuan sot.Më herët në pranga u vu 24 vjeçari, Gentjan Shahinaj i cili së bashku me dy të arrestuarit e sotëm synonin vjedhjen e parave të Andi Priftit, i cili sapo kishte fituar një lloto.Ndërkohë, trupi i pajetë i 21-vjeçarit Andi Prifti u gjet më datën 20 Janar i hedhur në një kanal në komunën Seman, në vendin e quajtur Kulla e Ujit.