7 mijë raste të reja me kancer, Tirana ka më shumë të prekur
Ndotja, duhapirja, infeksionet e qafës së mitrës, mënyra e të ushqyerit dhe faktori gjenetik janë shkaqe të njohura të sëmundjeve kancerogjene. Por përveç këtyre ka dhe faktorë të tjerë ende të panjohur për rreth 100 lloje të ndrsyshme tomoresh që qarkullojnë. Shqipëria këtë vit ndeshet me statistika të lartë për të prekurit me kancer.Vetëm në 1 vit janë 7000 raste te reja me kancer ku më i përhapur është kanceri i gjirit tek femrat dhe i mushkrive tek meshkujt por në masë tashmë edhe tek femra. Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo u shpreh se 70% e tumoreve mund të parandalohen në rast se pacienti drejtohet në kohë.Tirana dominon nga të gjitha qytetet e tjera për numrin më të lartë të të prekurve. Autoriteti shëndetësor rajonal raporton se vetëm në kryeqytet ka 2500 raste të reja me tumor. Ndërkohë që kujdesi paliativ, pra trajtimi në banesë i të prekuve bëhet për 1200 pacientë.Mjekët thanë se në rast se një person nuk do të pinte duhan, do të kujdesej për mënyrën e të ushqyerit duke hequr mbipeshën, do të kryente vazhdimsiht aktivitet fizike, do të kontrollonte marrëdhëniet seksuale, do frekentonte ambjente të pastra larg tymit si dhe nuk do të përdorte lëngje djegëse të ngurta në shtëpi do të ishte 30% më pak i riksuar sesa një person që bënë të kundërtën e këtyre. Ndërsa rekomandohet bërja e pap testit, mamografive e depistimeve për të parandaluar prekjen nga këto tumore.