Librat e Rinj- Nasho Jorgaqi mbledh në një libër letërkëmbimin e Nolit

Mbi 550 letra të dërguara nga Fan Noli gjatë aktivitetit të tij patriotik, vijnë të përmbledhura  në një botim nga shkrimtari i mirënjohur Nasho Jorgaqi. Epostolari i Fan Nolit, i sjellë në këtë libër shtrihet  në një periudhë afro 60 vjeçare  (1906-1965) pas të cilës qëndron historia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX.Mbërrin një nga kryeveprat  klasike  të letërsisë Italiane  dhe botërore, Romani, "Të fejuarit", i Alessandro Manzonit . Përshkrimi me aq kujdes i personazheve dhe trajtimi i tyre në artë të hollë bënë që të jetë një nga romanet e kërkuar në të gjitha kohërat.Shkrimtari e filozofi, Osho, këtë herë vjen me “Tri shëndërrimet”. Shkrimtari flet për ato shëndërrime , për atë se si shpirti u bë gamile, se si deveja u bë luan dhe më në fund se si luani u shëndërrua në fëmijë.Giorgio Napolitano, "Një dhe e pandashme ", refleksione mbi 150 vitet e Italisë . Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug, apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta."Gjuha dhe lufta e ideve", një libër nga Lindita Aliu-Tahiri. Në tri fjalë të vetme autorja ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendees.