Probleme me listat e zgjedhësve në Levan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 21:57
Problemeve të listave të zgjedhësve i shtohen edhe ato të komunitetit Rom në komunën Levan të rrethit të Fierit.Në këtë zonë numërohen 800 votues të komunitetit Rom, por ka ende shume të tjerë që rezultojnë të jenë të paregjistruar. Edhe pse është bërë një punë e madhe për arsiminimin e këtij komuniteti sërish të lindurit para viteve 90 dhe ata të cilët nuk janë stabël në një vend, nuk dinë as të lexojnë e as të shkruajnë.Listat paraprake të afishuara në qendrën e tyre të banimit janë grisur dhe askush prej tyre as e ka parë dhe as nuk kanë lexuar emrin në listë.