Pollo: Edi Rama e ka të vështirë të nxjerrë mësime nga pësimet që ka pasur

I ftuar në studion e RTV “Ora News”, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, ka folur në lidhje me vizitën e Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, në Tiranë dhe mundësinë për të prekur statusin kandidat.Pollo u shpreh se kur na ndajnë vetëm pak orë nga vizita e e Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, e shikon këtë vizitë të motivuar nga dëshira e mirë dhe shpreson që ajo të ketë një përfundim të sukseshëm.“Vizita e Komisionerit Fyle, është motivuar nga dëshira e mirë dhe unë dëshirojë që kjo vizitë të jetë e sukseshme”, u shpreh Pollo.“Në saj të negociatave që Partia Demokratike ka bërë me opozitën, është votuar Kodi Zgjedhor, Ligji për Imunitetet dhe shumë ligje të tjera. Të gjitha këto kanë treguar një kulturë kompromisi dhe se është bërë një hap përpara.”“Heqja e imuniteteve, ishte një kusht paraprak për integrimin, i cili u plotësua por Komuniteti Europian dhe zoti Fyle i vunë Shqipërisë edhe tre kushte që duhen votuar patjetër. Opzita thotë që Shqipëria nuk është e gatëshme për të marrë statusin kandidat në Bashkimin Europian, kurse Qeveria e zotit Berisha mendon se jemi më se të gatshëm për ta marrë këtë status. Parlamenti Europian është shprehur me rezolutë se n.q.s. Shqipëria i voton tre ligjet, ajo do ta marri statusin kandidat.”Në lidhje me deklaratën e sotme të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili është shprehur se “3 ligjet mund të votohen nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton”, ministri i MITIK tha: “Kjo çështje ka tre muaj që diskutohet dhe Rama mund ta kishte thënë sa herë të donte arsyen pse nuk i voton. Fieri mundë të jetë i rëndësishëm por integrimi është shumë i rëndësishëm. Edi Rama e ka të vështirë të nxjerër mësime nga pësimet që ka pasur.”“Nuk e di nëse kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, do të ndryshojë mëndje nesër, por nuk do të doja që Partia Demokratike të mbante shpresat tek ndryshimi i humorit të një personi të vetëm. Të gjithë ata që duan një Shqipëri Europiane e kuptojnë që kjo është kokfortësia e Edi Ramës dhe jo paaftësia e qeverisë”, u shpreh Pollo.“Reforma e Gjyqësorit dhe lufta kundër krimit të organizuar është një kusht për antarësimin në Bashkimin Europian. Nga pikpamja institucinale Shqipëria del në dritë pozitive në lidhje me shumë vende të tjera kandidate për në Bashkimin Europian. Presioni pozitiv për të forcuar shtetin ligjor është në dobi të të gjithëve.”Ministri i MITIK ka folur gjithashtu edhe për projektet për dixhitalizimin e arsimit dhe të proçeseve administrative.“Projektet për dixhitalizimin e arsimit dhe të proçeseve administrative, janë të pafundme. Sot jetojmë në një epokë tjetër, kur komjuterin e kemi në xhep, nëpërmjëet Smartfonit dhe mundësitë e përdorimit janë të pafundëme. Para një viti nisëm përpjekjet për të organizuar një fushatë bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi me qëllim angazhimin e të gjithë grupeve të interesit për një internet më të sigurt, sidomos për të miturit. Kjo fushatë përfshinte mbajtjen e një takimi me operatorët celularë dhe ISP-të, organizime seminarësh me prindër, nxënës, edukatorë. Qëllimi i kësaj fushate ishte për sigurinë e fëmijëve në internet dhe kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta dhe të vazhdueshme për t’u dhënë mësuesve dhe nxënësve njohuri mbi mënyrat më të mira dhe më efikase për t’u mbrojtur në proçesin e përdorimit të internetit dhe lundrimit sa më të sigurt në të, si mjet përmirësimi i njohurive të tyre akademike, por edhe për efekt argëtimi me anë të lidhjeve me faqet sociale”, përfundoi bisedën e tij, ministri Pollo.