Ligji anti-duhan në Elbasan

Ligji anti-duhan, ende nuk ka gjetur një zbatim rigoroz në Elbasan, edhe pas ngritjes së grupit Task-forcë, vetëm pak muaj më parë pasi në shumë ambjente publike vazhdon të konsumohet duhani në kundërshtim me ligjin në fjalë.Drejtori i shëndetit publik në Elbasan, Bujar Kllogjeri, thekson se kërkohet një sensibilizim nga ana e qytetarëve, pasi janë këta të fundit që shkelin më së shumti ligjin, pasi nga ana e subjekteve private në masën më të madhe, janë marrë masat e nevojshme, si njoftimet me tabelat paralajmëruese apo heqja e tavullave të duhanit nga tavolinat etj.Nga shëndeti publik Elbasan, theksohet se do të vazhdojnë inspektimet për të verifikuar respektimin e këtij ligji dhe njoftohet se do të ketë sërish penalitete për subjekte që nuk e respektojnë atë.