Kukës, institucionet nuk paguajnë taksat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 20:00
Prej vitesh pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore në qytetin e Kukësit, nuk shlyejnë detyrimet e tyre ndaj pushtetit lokal. Një gjë e tillë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e bashkisë, duke qënë se me ligj, këto të ardhura përdoren për shërbimet që pushteti lokal ofron për qytetarët.Kreu i bashkisë ka deklaruar se për të marë masat e duhura, do sekuestrohet pasuria që disponojnë këto institucione.Për vitin 2012, niveli i të ardhurave në bashkinë Kukës ka qënë në masën 69 përqind, ose e shprehur në shifra rreth 52 milion lekë. Taksa e ndriçimit është mbledhur në masën 90%, ajo e aluizmit në masën 47%, e ndërtimit 26%, e institucioneve 23%.