Aksident në Lushnje, humbasin jetën dy të rinjë

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shën e Premte”, në qytetin e Lushnjes.Viktima të këtij aksidenti, janë  Dritan Dervishi 23-vjeç dhe Bajram Balla 19 vjeç.Të dy viktimat janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit të Lushnjes, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk kanë mundur tu rezistojnë plagëve të marra dhe kanë humbur jetën.Menjëherë në vendëngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.Po sipas burimeve të policisë mësohet se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një motoçikletë dhe shkak i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.