Rama:Shqipëria europiane, jo vetëm duke miratuar ligje por duke ndërtuar shtet

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një bashkëbisedim në Twitter me qytetarët  ka theksuar se çlirimi i drejtësisë nga kthetrat e pushtetit do hapë një perspektivë të re duke shtuar se qeverisja e drejtë do nxisë sensin e drejtësisë.Rama ka theksuar më tej se të gjithë do të paguajnë taksa në një sistem të ndershëm taksimi ku ai që fiton më shumë do të paguajë më shumë.I pyetur nëse do t`u kthehen tokat në Bregdet pronarëve, përfshirë edhe Karaburunin, Rama u përgjigj se PS-ja do ngrejë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për planifikimin strategjik,mbrojtjen e zhvillimin duke garantuar pronën.Rama është shprehur gjithashtu se për 312 mijë familjet që jetojnë me bujqësi, PS-ja do të ulë koston e punimit tokës duke hequr akcizën.Kryesocialisti Rama është pyetur edhe në lidhje me partinë “Agimi I artë” në Greqi ndërsa ka theksuar se: “Neveri për çdo krijesë fashiste siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjisë sociale që quhet Agimi i Artë!”I pyetur në lidhje me akuzat e disa anëtarëve të Partive të Djathta Evropiane, kryesocialisti u përgjigj:    E djathta europiane për mua është Angela Merkel jo disa figura tretësore e qesharake që i fërkojnë shpinën Saliut për arsye banale”.Rama është shprehur edhe në lidhje me tre ligjet e kërkuara nga Brukseli duke theksuar se nuk ka integrim në BE pa ndërtuar Shqipërinë Europiane. “E kjo s'bëhet vetëm duke miratuar ligje po duke ndërtuar shtet” shton Rama.Kryesocialisti Rama është shprehur se PS-ja ka plane të qarta dhe të detajuara për mbrojtjen e votës, luftën kundër korrupsioni dhe kthimin e sigurisë në vend. "Do fitojmë me votë dhe do qeverisim në respekt të çdo vote që do marrim. Votën do ta mbrojmë bashkë me çdo shqiptar që ndryshimin s'do e presë në shtëpi po do shkojë në kutinë e votimit për ta sjellë” ka shtuar Rama.I pyetur nëse PS-ja do të zgjerojë frontin opozitar me AK-në dhe FRD-në apo me LSI-në, Rama është përgjigjur:  Forcat që kërkojnë rotacionin janë më shumë se koalicioni ynë e kjo është gjë e mirë. Ne do fitojmë si koalicion!”Rama është pyetur edhe për pritshmëritë në takimin me komisionerin Fyle duke u përgjigjur se pret si gjithnjë një aleat të shqiptarëve në përpjekjet për demokratizim, zgjedhje të lira e drejtësi në dobi të integrimit.I pyetur nëse do ta detyrojë komisioneri Fyle të votojë 3 ligjet, Rama është shprehur se  s'funksionon me detyrim partneriteti BE e me komisionerin! “3 ligjet mund të votohen nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton” ka shtuar Rama.Rama është shprehur edhe në lidhje me mospërfshirjen në koalicion me PS-në të Vangjel  Dules për të cilin ka theksuar se edhe ai kërkon rotacionin njesoj si PS-ja, por nëse do ta synojë jashtë saj kjo është zgjedhja e tij dhe do të respektohet.Kryesocialisti Rama është shprehur gjithashtu se rezultati i PS-së në 23 qershor do të jetë një fitore e qartë dhe ai i PD-së një humbje e thellë.