Ylli Manjani: Politika është fajtore për integrimin

Ylli Manjani, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në intervistën e tij për RTV “Ora News”, ka folur për miratimin e tre ligjeve dhe ndryshimet e kodit penal.Manjani u shpreh se fakti që në Shqipëri do të vijë Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, një tjetër tentativë për të bindur palët politike të miratojnë tre reformat e bllokuara, është një shans mjaft i mirë.“Mirë do të ishte që mos të kishim arritur deri këtu, mos ti kishim bllokuar tre ligjet vetëm sepse dikush nuk donte”, u shpreh Manjani.“Politika shqiptare po tregon se është gogoli i shqiptarëve, gogoli i proçeseve integruese”“Politika është fajtore për integrimin. Politika nuk po shikon drejt progresit dhe drejt të ardhmes por po shikon drejt të shkuarës, me mendimin se kështu fitohen zgjedhjet.”Nënkryetari I LSI-së tha gjithashtu se : “Antarësimi në Bashkimin Europian, është një rrugë shumë më e gjatë se kjo që kemi bërë deri më sot. Ky ishte një moment shumë i përshtatshëm, pasi dhe e djathta Europiane ishte në qeverisje, pra ky është momenti që duhet ti miratojmë tre ligjet.”Në lidhje me fushatën elektorale, Manjani u shpreh: “Vihet re një farë tensioni i pajustifikueshëm nga të dy palët e politikës.E para ka tensionin e një mandati të tretë qeverisës kurse e dyta tensionin nëse do ti fitojë këto zgjedhje dhe a do të jetë e zonja të vi në pushtet apo jo?”“ Unë mendoj se integrimi në Bashkimin Europian është më i rëndësishëm se fushata elektorale. Duhet ta lëmë mënjanë nervozizmin zgjedhor dhe të mbarojë lufta se kush ja vodhi programin shokut. Duam të shpresojmë se do të tregojmë maturi në lidhje me Bashkimin Europian”, tha Manjani.Në lidhje me krijimin e një koalicioni të ri, në të cilin nuk bëjnë pjesë as Partia Demokratike dhe as Partia Socialiste, nëkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh:“Ka kohë që në politikën shqiptare është ndjerë nevoja e një “Poli të tretë”, sepse u bë shumë kohë që qeverisin vetëm 2 partitë e mëdha.Sistemi zgjedhor i bashkon forcat politike. Çdo gjë në Shqipëri është e ndarë, opinioni publik është i ndarë, policia është e ndarë, administrate është e ndarë, pra çdo gjë është e ndarë në demokratë dhe socialistë. Nevoja për një grupim të ndërmjetëm politik, që të kontrrollojë të dy anët e medaljes ka kohë që është krijuar. Ka edhe parti të cilat kanë identitetin e tyre specifik në politikën shqiptare dhe nuk e ndiejnë veten e tyre në asnjërin pol, as në atë të PD-së dhe as në atë të PS-së.”Në lidhje me synimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 23 Qershorit, Manjani u shpreh: “Të gjitha rrugët janë të hapura, LSI-ja ka treguar se di të qeverisi dhe se ka përvojën e duhur për ta bërë këtë. LSI-ja ka njerëzit e duhur për të qeverisur, ka ministra kontribues në fushën politike, pra LSI-ja është gati ta qeverisë Shqipërinë, me programe konkrete, me ide konkrete. LSI-ja  ka rrugët e hapura për koalicion, synimi i LSI-së është të kënaqi elektoratin.”“Aktualisht, Lëvizja Socialiste për Integrim, po përgatit strukturat për zgjedhjet. Përditë njerëzit që takojmë në rrugë , në tavolina dhe kudo, na thonë vetëm një gjë: U lodhëm me dy të mëdhenjtë të cilët janë kopje e njëri tjëtrit, kjo nuk është politikë.Koha ka treguar se sa më i fortë të jesh në politikë aq më shumë gabime bën. Qytetarët janë të lodhur edhe me Partinë Demokratike edhe me Partinë Socialiste.”“Lëvizja Socialiste për Integrim, është për ti hyrë në substancë integrimit. Duhet ta evropianizojmë çdo ditë Shqipërinë. Lsi-ja do të merret me ndërtimin e infrastrukturës, me shkollën, me mjedisin, me punën, pra me të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, me rritjen e standartit të jetës në Shqipëri”,ka përfunduar Manjani.