Berisha: Nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare!
Kryeministri Berisha në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, mbajti një fjalë në sesionin me temë "Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug - Lindore dhe Kaukaz".Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në rajon."Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme është ideja sipas të cilës meqënëse shqiptarët janë të coptuar në 5 shtete duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur, dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb i cili padrejtesisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj drejt një të ardhme të përbashkët. Por serish albanofobia është akoma në veprim" theksoi Berisha.Kryeministri ka theksuar më tej se shqiptarët do ta refuzojnë çdo ide që të kthehen në 5 kombe."Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndojne serb, ata më pohojne me sinqeritet se cfare 'baruti" urrejtje dhe perbuzje eshte akumuluar gjate nje shekulli per shqiptaret Kjo është e vërteta. Dhe kjo eshte e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave te asgjesimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet te adaptojme modelin e BE, te bazuar ne pajtimin midis Frances dhe Gjermanise. Por kjo ne rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e cdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptaret. Kjo do te kete per alternative bashkimin e tyre kombetar” ka theksuar më tej Berisha.