Spahiu: Brenda 3 muajve të parë të qeverisë, hapen dosjen e agjentëve

Në një takim të saj me përfaqësues të ish të përndjekurve politikë, Aleanca Kuq e Zi premtoi se akti i parë pas ardhjes së saj në pushtet do të jetë hapja e dosjeve.“Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjjithë bashkëpunëtorve të agjeturave të huaja anti-shqiptare” u zotua lideri i KuqeZinjve Kreshnik Spahiu.Spahiu theksoi se nëpërmjet kontributit të ish-të përndjekurve, do të përmbyset gardiani Berisha dhe do t’i hapet rruga krijimit të një qeverie që do të mendojë me të vërtetë për shqiptarët.Gjithashtu Spahiu shpalosi edhe platformën qeverisëse të AK-së për rehabilitimin dhe integrimin e ish-burgosurve dhe ish-përndjekurve politik.Ja pikat e platformës së AK-së1.Ngritjen e një komisioni ekspertësh në bashkëpunim me përfaqësues të të dënuarve dhe  përndjekurve politik për të revizionuar ligjet e cunguara dhe dunuara nga PD dhe PS gjatë këtyre 23 viteve.2. Garantimin për të gjithë të internuarit dhe ish dëbuarit të një pensioni mujor duke ju njohur vitet e dënimit si vite pune.3. Kushtëzimin e cilido koalicioni të ardhshëm qeveritar që brenda dy ditëve të ardhshme të bashkëqeverisë duke shlyer të gjitha dëmshpërblimet financiare për të burgosurit, përndjekurit plitik dhe familjet e tyre.4. Hapjen e dosjeve për të gjithë bashkëpuntorët e agjenturave anti-shqipëtare.5. Kuotimin në përfaqësim dhe punësim të fëmijëve dhe familjarëve të ish-burgosurve dhe përndjekurve politik për ti bërë pjesë të administratës publike.6. Akordimin e një statusi të vecantë për të gjithë të persekutuarit politikë dhe familjeve të tyre.7. 30% e të ardhurave nga privatizimet dhe konfiskimi i pasurive të vjedhura dhe grabitura të shtetasit Berisha dhe qeveritarëve do të shkojnë për të dëmshpërblyer ish të dënuarit politik.8. Përmbushjen e të gjitha detyrimeve morale dhe kushtetuese lidhur me rehabilitimin dhe integrimin e plotë të kësaj shtrese të popullsisë.9. Strehimin e të gjitha famijeve të pesekutuara të cilat përballen me pamundësisë për banim dhe strehim.10. Krijimin e bursave të studimit për fëmijët e failjeve të të persekutuarve.11. Përfshirja në Aleancën Kuqezi për të përmbusur regjimin politik të gardianit Berisha i cili ka burgosur të drjetat e shqiprave dhe liritë themelore të tyre."