Grabitet një dyqan në Memaliaj, vidhen 30 celularë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 10:55
Grabitet gjatë natës një dyqan telefonash në Memaliaj.Ngjarka ka ndodhur gjatë orëve të vonat të natës në qendër të qytetit ndërsa policia ka shoqëruar edhe dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me grabitjen.Sipas policisë grabitësit kanë thyer xhamin e derës së dyqanit me gur dhe kanë marrë 30 telefona celularë me një vlerë prej rreth 3 milion lekë të vjetra.Mësohet se grabitësit kanë përfituar nga moti i keq dhe mungesa e energjisë elektrike në qytet dhe janë larguar menjëherë ngë vendngjarja.Sipas policisë janë shoqëruar 2 persona të cilët dyshohen se janë grabitësit e dyqanit të celularëve.