Elbasan, arrestohet një shtetas për fallsifikim pasaportash

Operacioni “Pasaporta”, në Qytetin e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi.Forcat e policisë së qytetit të Elbasanit, kanë përfunduar me sukses operacionin “Pasaporta”, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Dashamir Pisha 40-vjeç, i cili akuzohet për fallsifikim pasaportash, si dhe ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër.Sipas policisë, të dy këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fallsifikonin vulat hyrëse në pasaportat e emigrantëve.Këto fallsifikime, bëheshin kryesisht, në vulat e pasaportave të personave që kishin përfunduar afatin e qëndrimit në Greqi.