Rruga Sauk-Farkë-Petrelë, Basha : Përfundon rikonstruksioni pas 16 muajsh

Bashkia ka nisur ndërhyrje në rrugën që lidh Saukun, Farkën dhe Petrelen me Tiranën. Finacuesi është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa afati i punimeve sipas projektit, nuk zgjasin më shumë se 18 muaj. Edhe pse kjo është një rrugë e asfaltuar, kryebashkiaku Basha gjatë inspektimit tha se nuk quhet standard ai që mbi çakull të hedhësh një shtresë asfalti. Kjo do të thotë se asfaltimi do të bëhet nga e para dhe zgjerimi i rrugës gjithashtu, ndërsa cështja e pronësisë sipas Bashkisë do të zgjidhet sipas ligjit.“Jemi këtu për të bërë një autokritikë, në emër të Bashkisë së Tiranës, ndonëse jo në emër të administratës që unë drejtoj prej një viti e gjysmë. Jemi këtu për t’u thënë banorëve se koha kur keni qenë jashtë vëmendjes ka përfunduar. Jemi këtu për t’u thënë banorëve të Saukut, Farkës e Petrelës dhe banorëve të gjithë komunave të Tiranës metropolitane, që për interesat e qytetarëve të Tiranës metropolitane, ne kryetarët e bashkive dhe komunave jemi një”-theksoi Basha.Basha tha se ndërhyrjet në Tiranë nuk i përkasin vetëm zonave të identifikuara me probleme në kryeqytet, por edhe në periferi në komuna pas një bashkëunimi të mirë mes pushteve vendore. Të gjitha këto ndërhyrje sipas Bashës po bëhën përkrah planit urbanistik, duke iu përgjigjur në këtë rast edhe akuzave të bëra nga opozita se po pakësohen hapësirat e gjelbërta.“Besoj se brenda një kohe të shkurtër KKT do të mblidhet. Edhe njëherë do të na japë rastin të demonstrojmë që plani urbanistik në afatin e mesëm 5 vjeçar dyfishon hapësirat e gjelbra dhe kushdo që thotë të kundërtën, veçanërisht ata që thonë të kundërtën, është e njëjta gjë sikur Hitleri të akuzonte Ajzenhauerin, për persekutimin e hebrenjeve”-u shpreh Basha.Rruga më shumë 14 km do tu sherbeje 30 mije banorëve. Kryebashkiaku Basha i ka garantuar banoret se Sauku eshte hequr nga harta e diskriminimit me buxhetin e 2013 dhe se në të gjithë infrastrukurën e amortizuar do të nisin rehabilitimet.