Rama prezanton Alfred Pezën: Skuadra e Rilindjes, fitore në Qershor

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prazantuar sot gazetarin Alfred Peza si pjesë e kësaj force politike.Në fjalën e tij, kryesocialisti theksoi se Alfred Peza do të jetë një vlerë e shtuar në Partinë Socialiste."Kam nderin dhe kënaqësinë t’i uroj mirëseardhjen, për tu bërë pjesë e jona Alfred Pezës. Deri  më sot ai ishte një zëdhënës i pavarur i medias ndërsa sot ai do të jetë një zëdhënës i ambicies publike për një rilindje shqiptare. Jam i bindur se skuadra jonë sot është më e fortë se dje” theksoi Rama.Ai ka theksuar më tej se në Partinë Socialiste çdo gjeneratë është e përfaqësuar në çdo nivel."Kemi qenë dhe do të mbetemi një familje e madhe politike ku çdo gjeneratë është e përfaqësuar në çdo nivel. Ripërtëritja e vazhdueshme është domosdoshmëri. Skuadra jonë kombëtare e rilindjes është konsoliduar në sprova dhe përmes sakrificash të mundimshme në tërësinë e saj"shtoi Rama.Ndërsa nga ana e tij, Alfred Peza ka theksuar se largohet nga nga gazetaria, për të promovuar në politikë modelin e tij të gazetarisë.“Sot jam këtu për të deklaruar largimin tim nga gazetaria dhe futjen në politikë nëpërmjet derës socialiste. Për të provuar në politikë modelin tim të gazetarisë. Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë, të shërbej me modesti duke filluar nga vendlindja ime, Me bindjen se shoqëria progresiste shqiptarë janë forca e vetme që mund të realizojnë ndryshimin. Jam shpresëplotë se askush nuk mund të ndajë rrotën e historisë. Pas 23 qershorit, do të jetë viti i ri i një shekulli të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.  Zoti më ndihmoftë” është shprehur ai.