Gabimet e deputetëve në Kuvend, “Unë votoj”: 23 shkelje nga të zgjedhurit

23 shkelje të rregullores së Kuvendit janë shënuar për periudhën 15 shtator-24 dhjetor 2012. Me këtë konstatim ka dalë raporti “Unë votoj” i organizuar nga Lëvizja “Mjaft”. Shkeljet sipas raportit i referohen etikës parlamentare, votimit për kolegun, mosrespektimit të kuorumit në mbledhjet e Komisioneve parlamentare si dhe shkelja e nenit 50, ku përcaktohet e drejta e replikës dhe koha e diskutimit.Kësaj radhe publikimit të këtij raporti i janë shtuar dy komponentë të tjerë që kanë të bëjnë me seksionin "Shkruaj deputetit tënd", që bën të mundur krijimin e një platforme virtuale komunikimi mes qytetarëve dhe deputetëve dhe komponenti i dytë ka të bëjë me analizën e e nismave ligjore me impakt social që mat performancën e parlamentit, jo vetëm nga ana sasiore por dhe nga ana cilësore sa i përket analizës së nismave ligjore.