Korçë, makina përplaset me pemën, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Lëndina e lotëve” ku ku automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy 21-vjeçarët, Elton Cacelli dhe Ermil Spiro ndërsa është plagosur një person tjetër, ndërkohë që është plagosur,shtetasi Aldo Naumi.Menjhëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti.