Leonard Olli: Rama tu kërkojë falje policëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2013, 17:36
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, ka bërë një deklaratë për mediat nga ambjentet e Ministrisë së Brendshme.Në deklaratën e tij, Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë tryezës së sotme për sigurinë dhe rendin.Olli tha se Edi Rama duhet tu kërkojë falje policëve për ato që ka thënë sot dhe se Ministria e Brendëshme ka ndihmuar familjet e policëve të rënë në detyrë.Po sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendëshme, Policia e shtetit ka merituar dhe do meritojë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare.