Rama: Shqipërisë i mungon ligjshmëria, do vendosim Policinë e Shtetit në krye

Dy ditë para vizitës së Komisionerit për Zgjerimin në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se vendit nuk i mungojnë tre ligjet për integrimin, por i mungojnë pushtetet të cilat sipas tij janë kapur nga korrupsioni.Duke folur gjatë tryezës për sigurinë dhe rendin, kryesocialisti ka kujtuar se PS ka kontribuar për miratimin e ligjeve të rëndësishmë në këtë drejtim, por që sipas tij vendi nuk vuan për ligje në letër, por për shtet ligjor.“Ky shtet s’ka më asnjë shans të fitojë betejën me krimin, liron dorën në ligje, shtrëngon dorën nga ana tjetër për të ndarë përfitime të paligjshme. Qeveria ka tradhëtuar misionin e saj, por dhe cdo votë të marrë nga qytetarët. Midis 2011-2011 kemi punuar në parlament për të miratuar ligje që forcojnë masat e kodit penal të Shqipërisë dhe cili është rezultati?Para forcimit të ligjeve më i vogël, pas forcimit të tyre më i madh. Kjo për arsyen se Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet por ligjshmëria, si mungojnë tre ligje për integrimin por i mungojnë tre pushtete, të marra peng nga ekzekutivi dhe korrupsioni. Qeveria në Bruksel poston ligje, në Shqipëri është përgjegjëse për rrënimin social në terësi, svuajmë për ligje në letër, por skemi ligjshmëri dhe shtet ligjor në rrugët e jetës” deklaroi Rama.Duke iu referuar shifrave mbi kriminalitetin,Kryesocialisti tha se situata është dramatike dhe se krimi ka kapur qeverinë. Për këtë arsye Rama tha se në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste do të vendosë në krye Policinë e Shtetit, duke e motivuar atë në luftën ndaj krimit.“Në 300 ditët e para do të vëmë në krye policinë e shtetit, në territorin shqiptar do të ketë vetëm një polici, ajo e shtetit shqiptar. Policia ka trajtimin financiar më të ulët në rajon. Mandatin tonë të parë ne do të rrisim pagat. Mandatin e parë do garantojmë strehimin e të gjithë familjarëve të policëve të vrarë në krye të detyrës, punësim për të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës, përkujdesjen për të gjithë jetimët e luftës së shtetit me krime. Cdo polic që nën uniformën blu merr përsipër misionin e madh do të ketë siguracionin e jetës.Taksapaguesi më i madh do jetë Ministri i Brendshëm” u shpreh ai.“Në 7 vite qeverisje të tyre kemi 12438 krime më shumë. Shqipëria ka koficentin më të lartë të vrasjes në rajon dhe Europë” vlerësoi Rama, duke shtuar se mandati i dytë i kësaj qeverie do shënohet si mandati i hajdutërisë në të gjitha nivelet.