Ekzekutoi të birin dhe nusen italiane, gjykata lë në burg Engjo Ucajn

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 65-vjeçarin Engjo Ucaj, autor i vrasjes së djalit të tij dhe bashkëshortes së tij shtatzënë. Në seancën e sotme gjyqësore, ndërsa është njohur me masën e sigurisë ai ka fajësuar edhe njëherë policinë për lirimin e të birit, gjë që sipas tij solli edhe ngjarjen tragjike.Ai ka rrëfyer se si dhunohej nga i biri, madje edhe ngjarja e 30 janarit e kishte pikënisjen aty, pasi teksa dhunohej është drejtuar drejt kallashnikovit, për ta shkrehur më pas mbi të birin dhe nusen italiane.“Djali na dhunonte sistematikisht mua dhe nënën e tij. Kishim konflikte të vazhdueshme, djali na kërkonte paratë e pensionit. Kishim kërkuar mbrojtjen e policisë, pasi dhunoheshim nga djali ynë. Policia mund të kishte shmangur ngjarjen nëse nuk do të kishte liruar djalin tone. Kam reaguar, pasi  Sokoli ishe duke më dhunuar edhe në momentin e ngjarjes. E kam kryer ngjarjen në rrethana të rënduara psikike, nuk e mbaj mend se si kam vepruar.Jam penduar që vrava djalin tim bashkë me bashkëshorten e tij” tha ai gjatë dëshmisë së tij.Nisur nga rrëfimi i klientit të tij, avokati mbrojtës i Engjo Ucajt  pas seancës gjyqësore tha se vrasja e Sokol Ucajt është bërë jo në rrethana cilësuese,por në rrethana të rënduara psikologjike.Por nuk ka qenë e një mendje organi i akuzës, ku tha se deklaratat e dy prindërve të viktimës nuk përputhen. Ndërkaq Prokuroria deklaroi se autori mund të parandalonte krimin, nëse do të kishte dorëzuar armën.Engjo Ucaj mbrëmjen e së mërkurës, pas një konflikti familjar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 27-vjeçar dhe bashkëshorten e tij shtatzënë.Ngjarja e rende eshte shenuar ne lagjen "Sul Paprri" prane postes, ne qender te qytetit te Elbasanit. 27-vjecari Sokol Ucaj dhe gruaja e tij 24-vjecare, shtetase italiane Xhulia Poltofieri kane gjetur vdekjen e menjehershme nga plumbat e marre.Sipas deshmive ne polici te familjareve, 27-vjecari qe pas kthimit nga Italia nje vit me pare ushtronte dhune te vazhdueshme ndaj babait te tij. Pasditen e se merkures Engjol Ucaj ishte paraqitur ne polici per te denoncuar dhunen e vazhdueshme qe djali ushtronte ndaj tij. Edhe pse eshte thirrur ne polici 27-vjecari pas kthimit ne shtepi ka dhunuar serish të atin.65-vjeçari, permes nje telefonate, ka kerkuar serish ndihmen e policise dhe ne momentin qe uniformat blu kane mberritur, ai ka shtene mbi djalin dhe nusen e tij, duke i lene te vdekur ne vend, me pas ka hapur deren dhe eshte dorezuar.