Berisha në Konferencën e 49 e Sigurisë, takohet me Biden

Konferenca e 49 e Sigurise ne Mynih ka bërë bashkë Kryeministrin Berisha dhe Zevendes Presidentin e SHBA, Joe Biden, ku ka pasur edhe një takim mes tyre. Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar këtë takim për ta uruar Biden për rizgjedhjen e tij, ndërsa e ka ftuar për të vizituar Shqipërinë.“Une shfrytezova rastin ta takoj direkt dhe ta uroj perzemersisht per rizgjedhjen si dhe ta ftoj te vizitoje Shqiperine.Zevendes Presidenti Biden me tha se Shqiperia eshte nje nga vendet qe ai donte me shume dhe se do ta vizitoje me kenaqesi. Zevendes Presidenti Biden ne fjalen e tij, qe u ndoq me interes te madh, paraqiti bilancin e suksesshem te mandatit te pare Obama - Biden si dhe qendrimet e SHBA per sigurine globale. Ai theksoi se per SHBA, Europa eshte aleati kryesor dhe se SHBA dhe Europa jane partnere te domosdoshem per njeri – tjetrin”.“SHBA jane fuqi ne Pacifik, por jane dhe mbeten edhe nje fuqi atlantike dhe se eshte interesi me i mire i Europes qe ne jemi fuqi pacifike. Europa duhet te bashkohet me SHBA per te perballuar sebashku sfidat e sigurise si dhe promovimin e lirive dhe te drejtave te njeriut ne Pacifik, ne Afrike dhe kudo ne bote. Per mua ishte nje kenaqesi e vecante se une perfaqesoja Shqiperine anetare e NATO-s, vend qe ne kuadrin kesaj Aleance kontribon ne sigurine globale” thekson Kryeministri.Konferenca e Mynihut është një event i përvitshëm me rëndësi globale në fushën e politikës së sigurisë, e cila që nga viti 1962, angazhon personalitete të larta nga mbarë bota në fushën e politikëbërjes, të mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias në një diskutim të gjerë mbi çështjet kryesore të sigurisë të kohës sonë dhe sfidat potenciale në të ardhshmen.