Durrës, arrestohen 4 persona për korrupsion

Katër persona në qyteti e Durrëit, janë vënë në pranga nga policia për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës i bashkië.Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe Njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,kanë finalizuar me sukses operacionin policor "Batica 2", në kuadër të të cilit është bërë i mundur arrestimi i shtetasve: Engjëll Taulla, vjeç 52, banues në Durrës, punonjës pranë Bashkisë Durrës, Dhimitër Maxhari, 45 vjeç, përfaqësues i një firme ndërtimi, Onjel Take, 36 vjeç,i punësuar në sektorin privat, Pelivan Merkaj, 57 vjeç banues në Durrës si dhe D.M. 49 vjeç, specialiste në Zyrën e Strehimit,në Bashkinë Durrës.Lajmi është bërë publik nga Policia e Shtetit, gjatë një deklarate për mediat, në të cilën thuhet:“Në sajë të hetimeve intensive të kryera, për një periudhë 3-mujore, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë plotësuar dhe dorëzuar për vete apo persona të tjerë, dokumente fiktive pranë zyrave përkatëse të Bashkisë Durrës, me qëllim për tu bërë pjesë e programit për strehim në banesa me kosto të ulët dhe programin e kredive  të lehtësuara nga shteti.”“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, ka vendosur masën e sigurimit "arrest me burg" për shtetasit Engjëll Taulla, Dhimitër Maxhari, Onjel Take dhe Pelivan Merkaj si të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".Gjithashtu kjo gjykatë, ka vendosur masën e sigurimit "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore dhe të pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik", ndaj shtetases D. M. si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë aktivitet kriminal.