Kapen 56 kg drogë në Portin e Durrësit, arrestohet poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 11:32
Policia kufitare në Portin e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 56 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në automjetin tip benz me targa AA 316 DD ndërsa është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit.Sipas policisë droga ishte e fshehur në bagazhin e automjetit, e paketuar në 186 pako dhe kishte si denstinacion Italinë.Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.