Itali, arrestohen dy shtetas shqiptarë me 1,5 kg kokainë

Policia e Ankonës në Itali ka arrestuar dy shtetas shqiptarë për trafik lëndësh narkotike.Futbollisti shqiptar, 25vjeçari Xhulian Rudho, i cili ka luajtur në disa skuadra italiane dhe bashkëpuntori i tij, Mimet Zeqiri, janë arrestuar nga policia italiane, pasi janë kapur me një kile e gjysëm kokainë të pastër.Të dy personat kishin zgjedhur si vend për të fshehur drogën, parkun publik “Posatora”, ku prej andej në mënyrë të vazhdueshme merrnin doza të vogla kokaine, për ta shitur më pas atë në sheshin “Ugo Bassi”.Për të mos rrënë në sy të policisë , të dy personat përdornin për të lëvizur, linjën e autobuzit.