Panariti uron Sekretarin e ri Amerikan të Shtetit, John Kerry
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti i ka përcjelle një mesazh urimi zotit John Kerry me rastin e emërimit të tij në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, ku shpreh vendosmërinë dhe vullnetin e qeverisë shqiptare dhe të tijin personal, për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin midis dy vendeve në të gjitha fushat.“Me lejoni, thekson ndër të tjera ministri Panariti në mesazhin e tij, t'Ju siguroj për vendosmërinë dhe vullnetin e qeverisë shqiptare dhe timin personal, për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe në të mirë të paqes, stabilitetit dhe përparimit në botë. Po ashtu, gjej rastin të përmend vendosmërinë e palëkundur të Shqipërisë për të vazhduar kontributin në luftën globale kundër terrorizmit” shprehet Ministri.Gjithashtu, në mesazh panariti shpreh bindjen se, nën drejtimin e z. Kerry, diplomacia amerikane do të avancojë agjendën e saj në drejtim përpjekjeve të parreshtura për respektimin dhe mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe zhvillimit kudo në botë.