Halimi: Dënime të ashpra për mbajtësit e armëve dhe municioneve
Në vazhdimësi të diskutimeve lidhur me paketën e reformës në drejtësinë kriminale, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka propozuar dënime më të ashpra per mbajtesit e armeve. Nisur nga fakti se shumica e vrasjeve ndodhin me arme zjarri, Halimi vlerëson se nese duhet te zbrapsim krimin e vrasjes, cilido qofte ai, atehere denimi per ata qe kapen me arme ne rruge, ne ambiente publike nuk mund te jete me pak se 10 vjet.“Nje mik i imi me shkroi sot ne mengjes ne lidhje me PAKETEN E REFOMES NE DREJTESINE KRIMINALE, se denimet per mbajtesit e armeve duhet te ashpersohen edhe me shume. Une gjykoj se ai ka drejte. Nese ne shohim shpesh kronikat e zeza, vrasjet me te shumta ndodhin me arme zjarri. Por ajo qe une mendoj eshte se duhene bere disa klasifikime ne lidhje me kete ceshtje. Nese dikush kapet me arme ne rruge, qellimi kryesor, kriminal i tij, eshte te vrase dike! E Gjithkush qe mund te kapet me arme ne banese, mund te kete nje denim me te lehte se ai i mesiperm, por jo me pak se 5 vjet, shume here me rende se ajo qe eshte sot” shkruan ai.Edhe më radikal Halimi shprehet për personat qe kapen me lende luftarake ne banese, apo gjithkund tjeter, materiale shperthimi dhe tritol,ku sipas tij nuk duhet te denohen me pak se 25 deri ne burgim te perjeteshem.“Ne nuk duhet te presim qe ai te hedhe ne ere ndonje qytetar, apo nje funksionar, te presim pasojen dhe pastaj te reagojme. Sigurisht qe pasoja eshte nje rrethane renduese me teper, qe duhet te kete edhe nje denim tjeter po aq te rende. Por subjekti qe kapet me lende plasese, apo mjete qe ndihmojne ne vendosjen e bombave dhe tritolit, nuk mund te kete nje denim me pak se 25 vjet.Cili eshte mendimi juaj miqte e mi, ne lidhje me keto vepra?Kjo do jete Paketa me ASHPER KUNDER KRIMIT NE KETO 20 VJET.Ne zbrapsem krimin e organizuar, e strukem ate pas hekurave te burgut. Tani eshte rradha e krimit ordiner. Ne jemi ndryshimi..Perpara” shkruan më tej Ministri i Drejtësisë.