Topi në Orikum: Më 23 qershor fryma e re do të dominojë mbi frymën e vjetër

Fryma e vjetër nuk është në sintoni me qytetarët u shpreh kryetari i FRD-së Bamir Topi gjatë një takimi me banorët e Orikumit. Ai tha se 50 % e qytetarëve nuk votojnë pasi ata ndjejnë mungesën e kujdesit nga ana e shtetit dhe hipokrizinë e atyre që kanë monopolizuar jetën politike.Kryemnistri e ka kthyer kuvendin në një institucion që nuk i përfaqëson shqiptarët shtoi më tej Topi.Duke folur mbi zgjedhjet e qershorit Topi tha se ky kod projekton zgjedhje të manipuluara,por asnjë lloj manipulimi nuk do ti shpëtojë ata që duan të ruajnë me cdo kusht karrigen theksoi z.kryetari i FRD-së.Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të jenë më të drejtepërdrejtë dhe të ndërhyjnë për të garantuar një process zgjedhor të drejtë."Kryeministri duhet të ketë kurajo të pranojë situatën e vështirtë ekonomike në të cilën gjendet vendi, qeveria ka marrë dy here borxh për të paguar administraten. Bizneset nuk kanë përparuar në sajë të kujdesit të munguar të shtetit, mjafton të shikohen problemet që u shkaktohen atyre nga gjobat që vë administrata. Suksesi i FRD-së bazohet në harmoninë dhe unitetin e atyre qe kane shprese. Fryma demokratike eshte tek njerezit, mjafton qe ajo te respektohet. Me 23 qershor fryma e re do të dominojë mbi frymën e vjetër" u shpreh kryetari i FRD-së.Ndërsa deputeti i FRD-së Gazmend Oketa vuri theksin mbi mungesën e investimeve nga qeveria për edukimin e fëmjëve,duke theksuar se kjo është një pengesë për ta, duke mos i lejuar të shpalosin aftësitë e tyre. Më 23 qershor tha z.Oketa të rinjtë do të marrin në dorë fatin dhe të ardhmen e tyre .