Infertiliteti në nivelin 15-20%, Tavo: Do të investojmë në maternitetet rajonale

Për të ulur më tej vdekshmërinë foshnjore dhe infertilitetin Ministria e Shëndetësisë do të investojë në infrastrukurë por dhe në burimet njerëzore në maternitetet e vendit.3.3 mln dollarë do të shpenzohen për maternitet rajonale, ndërsa pocesi i trajnimeve me mjekët për rritje të profesionalizimit do të vazhdojë. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, tha se Shqipëria tashmë ka shifra të përmirësuar përsa i takon vdekshmërisë amtare dhe foshnjore.Mjeku gjinekolog Orion Gliozheni u shpreh se infertiliteti është më shumë problem social, sesa shëndetësor, ndërsa statisikat e infertilitetit luhaten në shkallën 15 deri në 20%.Në 2011 vdekshmëria foshnjore ishte në satistikën 8.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla dhe për vitin 2010, 9.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla. Ndërsa është vlerësuar rritja e përqindjes së fëmijëve, të cilët ushqehen me qumësht gjiri, duke ndikuar në uljen e patologjive apo ineksioneve tek të vegjëlit.