Berisha në fb:TAP projekti më i leverdisshëm, shanse që të fillojë brenda 2013

"Energjia dhe siguria" kanë qenë në vëmendje të seancës së dytë të Konferences se 49 per Sigurine që po mbahet ne Mynih.Kryeministri Berisha, i cili merr pjesë në konferencë ka komentuar në rrjetin social facebook diskutimet në këtë sesion.“Nga panelistet, zyrtare te niveleve me te larta per ceshtje te energjise nga SHBA, BE, Rusia etj, u diskutua mbi rendesine e madhe te nxitjes se prodhimit te energjise duke shfrytezuar burimet ujore, eren, diellin si dhe domosdoshmerine e sigurimit te burimeve te reja energjitike per Europen, nder te cilat edhe TAP, projekt qe per ne eshte nje fat i vertete” shrkuan Kryeminstri.Numri një i qeverisë thekson se nga debati, por dhe nga diskutimet me pjesemarres, rezulton se Shqiperia, me politiken tone te shnderrimit te saj ne nje superfuqi te energjise se rinovueshme ne rajon dhe ne nje qender te fuqishme te shperndarjes se gazit te TAP ne te ardhmen, do te kete nje rol nevralgjik per energjine ne rajon.Ndërkaq Berisha ka shfrytëzuar rastin per te diskutuar per TAP me disa prej zyrtareve te rendesishem te fushes dhe rezulton se eshte bindja e plote se TAP eshte projekti me i leverdisshem dhe ka shanse reale qe te filloje ndertimi i tij brenda ketij viti.Konferenca e Mynihut është një event i përvitshëm me rëndësi globale në fushën e politikës së sigurisë, e cila që nga viti 1962, angazhon personalitete të larta nga mbarë bota në fushën e politikëbërjes, të mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias në një diskutim të gjerë mbi çështjet kryesore të sigurisë të kohës sonë dhe sfidat potenciale në të ardhshmen.Në sesione të veçanta të saj, Konferenca do të adresojë pikëpamje mbi të ardhmen e bashkëpunimit të komunitetit euro-atlantik të sigurisë, kriza në Zonën Euro dhe e ardhmja e Bashkimit Europian, roli i fuqive në rritje për sigurinë ndërkombëtare, siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe Kaukaz dhe çështje aktuale të sigurisë globale si kriza në Siri dhe Mali, energjia, siguria kibernetike.Konferenca do të drejtohet nga Ëolfgang Ischinger dhe në të pritet të marrin pjesë Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuese e Lartë për Çështjet e Jashtme e Politikën e Sigurisë së Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton, Zëvendëssekretari amerina i Shtetit William Burns, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier, si dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe mbi 70 delegacione qeveritare, si dhe drejtues të korporatave të mëdha dhe përfaqësues të medias.Gjatë zhvillimit të Konferencës, Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme pjesëmarrës.