Ukrainë, betejë e ashpër për aeroportin e Donejskut
Ukrainë - Luftime të ashpra po zhvillohen në aeroportin e Donejskut ndërmjet rebelëve pro-rusë dhe forcave ushtarake ukrainase. Konflikti mes palëve ka disa ditë që ka nisur ashpër dhe me artileri të rëndë për marrjen nën kontrol të aeroportit të vendit si pika më strategjike që lidh lindjen e Ukrainës me Moskën.Separatistët pro-rusë kanë pësuar humbjen e tyre më të madhe që kur armëpushimi nisi zyrtarisht më 5 shtator, duke humbur 12 ushtarë nga radhët e tyre. Ditëve të fundit armëpushimi në lindje është bërë gjithnjë e më i brishtë, pasi shumë civilë dhe ushtarë, por edhe një punonjës i Kryqit të Kuq, kanë humbur jetën. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, deklaroi për gazetarët se aeroporti i Donejskut është një nga prioritetet e larta të rebelëve."Kjo nuk është hera e parë që rebelët tentojnë të marrin aeroportin, - tha ai, - por fatmirësisht tentativat e tyre kanë rezultuiar të pasukseshme. Ushtria jonë iu përgjigj sulmeve të tyre, si pasojë e të cilave mbetën të vrarë 12 terroristë. Ai shtoi se aeroporti i Donejskut eshtë ende në duart e forcave ukrainase dhe se po bëhet gjithçka për të forcuar mbrojtjen e tij.Më shumë se 3500 persona kanë humbur jetën që prej muajit prill në konfliktin e Ukrainës Lindore. Analistët mendojnë se luftimet ndërmjet Moskës dhe Kievit ka shumë gjasa të vazhdojnë të përshkallëzohen, pavarësisht tentativave për marrëveshje të gjatë armëpushimi.ar.sh/Oranews.tv