Hong Kong-u i trazuar, bandat kriminale përdhunojnë gra
Situata në Hong Kong mbetet e trazuar, pas përleshjeve të protestueve pro demokracisë me bandat kriminale. Policia tha se nuk ka gisht në trazirat e së premtes dhe ka dënuar të gjitha aktet e dhunës. Zv.komisioneri i policisë Cheung Tak-Keung në një dalje për mediat hodhi poshtë akuzat se policia qendroi e mënjanuar ndërsa kriminelët godisnin protuesues, gra dhe përfaqësues të medias."Ka pretendime se disa anëtarë të policisë lejuan grupet kriminale të shkaktonin trazira. Dua të nënvizoj se këto janë akuza të pabaza dhe nuk ëhstë fare e drejtë që oficerët e policisë që po kryejnë detyrën e tyre të vështirë të akuzohen padrejtësisht. Lufta kundër bandave kriminale është puna kryesore e policisë, " tha ai.Aktivistët pro demokracisë u sulmua të premten nga disa banda kriminale të njohura me emrin Triada në periferinë e Mong Kok. Policia ndërhyri më vonë në orët e natës për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës, ndërsa forcat policore qendruan edhe të shtunën në mëngjes në mesin e turmës për të mbajtur situatën nnë kontroll. Por disa komente në mediat online dhe gazetat lokale thanë se policia priti shumë gjatë për të ndërhyrë duke lejuar dhunën, madje disa prej protestues akuzojnë policinë se bashkëpunoi me kriminelët.Nga ana tjetër Amnesty International përmes një deklarate tha se disa gra ishin dhunuar seksualisht ndërsa forcta e policisë po qendronin pa ndërhyrë.Policia tha se ka arrestuar 19 persona, 8 prej të cilëve janë pjesëtarë të bandave kriminale. Gjatë përleshjeve 18 persona mbetën të lënduar, mes tyre protestues dhe policë. Aktivistët pro demokravisë u zotuan se do të vijojnë protestën edhe gjatë fundjavës. Bisedimet mes palëve u shtynë për shkak të dhunës që shpërtheu në mesin e protestës. Ndërkohë një tjetër protestë është mbajtur në Hong Kong, ku demonstuesit po shprehin mbështetjen për qeverisjen vendore.Oranews.tv