Beckham kalon te Francezët e PSG
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 16:15
Më në fund ylli i futbollit britanik, Davide Becham, ka gjetur skuadrën e re me të cilën do të vazhdojë karrieren e tij.Ish lojtari i Los Angelos Galaksi, pas shumë diskutimesh që do të kalonte në Itali te Milan apo dhe në Britani te Arsenal, ka zgjedhur një tjetër destinacion që është Franca. Britaniku ka arritur një marrëveshje me skuadrën e PSG për të luajtur të paktën edhe për pjesën e mbetur të sezonit, me të drejtë rinovimi edhe për sezonin tjetër.Lajmin për kalimin e Bekam në radhët e PSG, e ka bërë të ditur vetë klubi Parizien pak orë më parë. Në saitin zyrtar të skuadrës kryeqytetase, thuhet se është arritur një marrveshje me Beckham, që ky i fundit të luaj për skuadrën e PSG, të paktën për 6 muajt e ardhshëm.