Emanuelson drej Fulham, për më shumë minuta në dispozicion

Ardhja e Balotelit te Milan, mund të largojë nga kuq e zinjtë, jo vetëm brazilianin Robinjo, por edhe holandezin Emanuelson. Ky i fundit ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Angleze të Fulham, për të luajtur gjysmën e sezonit në formë huazimi.Emanuelson është nisur drej ishullit britanik, ku do të bëhet pjesë e skuadrës së Fulham për sezonin e mbetur. Kjo lëvizje e Emanuelson drejt Premier Ligës vjen si rrjedhojë e hapsirave të pakta që mesfushori ka patur në radhët e skuadrës kuq e zi dhe nën urdhërat e teknikut Alegri.Pas largimit të holandezit pritet që vendin e tij ta zërë mesfushori i Sampdorias, Andrea Poli. Ky i fundit shihet si një alternativë për mesfushën, ndërsa Milan, për të bërë të vetin ish mesfushorin zikaltër që mbronë aktualisht ngjyrat e Sampdorias, duhet të mposhtë konkurencën e Juventusit.