Cavani: Dua të largohem nga Napoli pasi të fitojë kampionatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 15:55
Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, gjatë një interviste për "La Gazzetta dello Sport", foli për titullin dhe për merkaton."Besoj se ne i kemi të gjitha mundësitë ta fitojmë titullin".Ndërsa më pas i pyetur për klauzolën prej 63 milionë Eurosh, e vendosur nga presidenti De Laurentiis, Cavani u shpreh: "Kush ka një projekt për mua nuk duhet të frikësohet". Fjalë të qarta që nënkuptojnë një largim të tijin në të ardhmen. Për uruguajanin në këto momente i rëndësishëm është fitimi i kampionatit me fanellën e Napolit. Nëse një ditë do të largohet, ai dëshiron të mbetet në zemrat e tifozëve.