Real kërkon Agueron, pritet konfirmimi

Largimi i Balotelit nga Manchester, pritet të sjellë edhe largime të tjera në radhët e qytetarve britanik, ku më kryesori është një largim i mundshëm i sulmuesit Aguero.Argjentinasi është vënë në shënjestër të skuadrës së Real Madrid, ndërsa pritet që në orët e mbetura të merkatos, të për fundojë gjithçka rreth këtij transferimi. Aguero pritet të rikthehet përsëri në kryeqytetin spanjoll, por kësaj radhe në radhët e Real Madrid, pasi më para ka veshur fanellën e Atletiko Madrid. Sulmuesi argjentinas, që me kalimin e tij te skuadra e Manchester Cityt konsiderohej si nja nga goditjet më të mëdha të klubit të drejtuar nga Sheikët,  tani konsiderohet si një lojtar normal, që pritet të lërë skuadrën e tij aktuale për tu rikthyr në kryeqytetin Madrilen.