Napoli nënshkruan me mbrojtësin Rolando
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 17:07
Napoli ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Portos për transferimin e Rolandos në radhët e skuadrës Napoletane.Mbrojtësi do të kalojë në kampionatin Italian në formë huazimi, ndërsa drejtuesit e skuadrës së Napolit kanë paguar 1 milion Euro për shërbimet e tij vetëm për 6 muaj. Në varësi të paraqitjeve të tij, presidenti De Laurentis, ka të drejtën e blerjes së qendërmbrojtësit në fund të sezonit për shifrën e 7 milion Eurove. Me këtë blerje si dhe me ardhjet e Armeros dhe Calaio, drejtuesit e kësaj skuadre duket se e kanë mbyllur që tani Merkaton Dimërore edhe pse duhen edhe disa orë deri në mbylljen përfundimtare të saj.