Milan, tentativat e fundit për Kaka
Pas goditjes së madhe në merkato, skuadra e Milan kërkonë që të shfrytëzojë në maksimum orët e fundit, për të bërë një tjetër goditje të madhe.Drejtuesit kuq e zi, janë hedhur përsëri në sulm për të marrë fantazistin Brazilian, Kaka. Ky i fundit ndiqet prej kohësh nga drejtuesit e Milan, që tashmë kanë shprehur qartë dëshirën e tyre për të rikthyer në skuadër një nga emrat më të mëdhenjë të kuq e zinjve.Edhe pse drejtuesit Madrilenë këmbëngulin që Kaka do të qëndrojë në Madrid deri në merkaton e verës, përsëri kuq e zinjtë insistojnë që të rikthejnë në Milano një nga lojtarët më të adhuruar të tifozërisë.Pritet që në këto orë të fundit, Florentino Perez, tu konfirmojë drejtuesve të Milan, të cilët janë të gatshëm të bëjnë sforcon e radhës.Kalimi i Kaka në radhët e klubit nga Milano, do të bënte që niveli i kësaj skuadre të rritej dhe kuq e zinjtë e Milan të ktheheshin në një skuadër pretendente.