Spektakël në Emirates Stadium, Arsenal-Liverpool përfundon 2-2

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 24 në Premier Ligë, ka qenë padyshim ajo mes Arsenal dhe Liverpul në “Emirates Stedium”, e cila përfundoi në barazim 2-2.Kjo përballje ishte edhe një test, që dhuroi emocione të shumta, ishte mjaftë interesante për të parë edhe progresin që kanë bërë këto skuadra gjatë kohëve të fundit. Ashtu siç ishte parashikuar, spektakli dhe golat nuk i kanë munguar këtij takimi i cili i mbajti të gjithë në ankth deri në minutat e fundit.Fillimisht ishin miqtë nga Liverpuli ata që kanë tronditur londinezët në shtëpinë e tyre me anë të Suarez. Në fillimin e pjesës së parë, uruguajani shfrytëzon më së miri gabimet në mbrojtjen kundërshtare, dike i dhënë skuadrës avantazhin e shpejtë që do ti japë më shumë siguri skuadrës së Redsave që i mbyllin 45 minutat e para në avantazh të një goli. Pjesa e dytë bëhet më e hapur dhe më e bukur. Miqtë janë ata që ndëshkojnë përsëri duke dyfishuar rezultatin me anë të Henderson. Pas disavantazhit të dy golave, skuadra e Venger nuk dorëzohet dhe vazhdonë të shtojë presionin ndaj miqëve. Dyshja e sulmit, Zhirud dhe Uellkot, janë ata që i nxjerrin Topçinjtë nga situata duke shënuar 2 gola në 3 minuta, për të vulosur barazimin 2-2 që nuk ndryshon pozitat e ekipeve në klasifikim, të cilat vazhdojnë të mbajnë vendin e 6 dhe 7 me tre pikë diferencë.