Manchester Unitet fiton dhe thellon diferencat në 7 pikë
Java e 24 e Premier Ligës, është shoqëruar me rezultate surprizë, ku përveç barazimit pa gola të Manchester Sitit dy ditë më parë kundër skuadrës së Kuins Park Renxhers edhe Chelsi ka arritur një barazim në përballjen e mbrëmjes së djeshme kundër Riding.Ndryshe nga rivalet, skuadra e Mançester Junajtid, vazhdonë pa pengesa rrugën drejt titullit kampion, pasi në javën e 24-t ka arritur të çojë në 7 pikë, avantazhin ndaj Mançester Sitit. "Djajtë e kuq" kanë mundur 2-1 ekipin e Sauthempton, duke qenë skuadra e vetme e madhe e kampionatit anglez që fiton në këtë mesjavë.Në fakt, ishin miqtë që shënuan të parët në këtë përballje me anë të Rodrigues i cili dërgoi topin në rrjetë që në minutën e tretë. Por Uejn Runi, ka kthyer qetësinë në radhët e skuadrës së tij me golat në minutat 8 e 27, të cilët rezultuan vendimtarë në mbylljen e 45 minutave të para në avantazh. Edhe në fragmentin e dytë të lojës djemtë e teknikut skocez, vazhduan të mbrojnin rezultatin i cili nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit edhe pse rastet për shënim nuk munguan nga ana e të dyja skuadrave.Në përballjen mes Riding dhe Çelsit e cila përfundoi në shifrat 2-2, miqtë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me Maten ndërsa Lampard dyfishoi rezultatin që në minutën e 66. Atëherë kur mendohej se po shkonte gjithëçka në mënyrën e duhur për Londinezët dhe për trajnerin spanjollë Benitez, vjen edhe goditja e vendasve në minutat e fundit, ku në fillim shkurtojnë diferencat me anë të La Fondre, tre minuta para përfundimit të lojës. Ndërsa më pas në minutën e 92 vjen edhe barazimi i vendasve që fut në telashe Benitez i cili tashmë rrezikon seriozisht të shkarkohet nga puna, pa mbaruar akoma sezoni futbollistik.Në takimet e tjera të javës së 24-të në kampionatin Anglez u shënuan këto rezultate:Aston Villa - Njukasell 1-2Kuins Park Renxhers - Manchester Siti 0-0Stoke Siti - Uigan 2-2Sanderlend - Suanse 0-0Arsenal - Liverpool 2-2Everton - Uest Bromuic 2-1Noruic - Tottenham 1-1Fulham - Uest Ham 3-1Manchester United - Southempton 2-1Dhe Riding - Chelsea 2-2