Zyrtare, biznesmeni Agron Çela presidenti i ri i Vllaznisë

Biznesmeni i njohur shkodran, Agron Çela, është zyrtarisht presidenti i ri i skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës.Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ka miratuar kalimin e Agron Çelës, në bashkadministrimin e klubit Vllaznia, ku ai do të mbajë edhe titullin si president i Vllaznisë.Draft- marrveshja parasheh ndarjen e kontributeve financiare për një vit kalendarik në masën 60% z. Çela dhe 40% Bashkia Shkodër, e përkthyer në shifra, 30 milion bisnesmeni dhe 20 milion bashkia.Ndërkohë, administrimi do të jetë i përbashkët, me dy firma të barasvlefshme të z. Çela dhe te z. Gjyrezi. Në rast se Shoqëria Aksionere do të rezultojë me fitim, 100% e tij do të shkojë në favor të skuadrës së Vllaznisë. Ndërkohë, bisnesmeni Çela duhet të derdhë 15 milion lekë deri në Qershor 2013, teksa pjesën e saj 10 milion, Bashkia tashmë e ka kaluar. Po kështu, Këshilli Bashkiak ka miratuar edhe një fond 10 milion për shlyerjen e borxheve të prapambetura deri në 1 Shkurt 2013, ditë kur zyrtarisht do të nisë bashkadministrimi biznes- bashki. Me ardhjen e biznesmenit Çela në krye të klubit Shkodran, pritet që në orët e fundit të shfrytëzohen në maksimum për të bërë një merkato intensive.