Sisoko, një hap larg rikthimit në Seria A

Skuadra e Fiorentinës është gati të bëjë realitet një tjetër goditje të madhe në merkato.Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se Vjollcët janë pranë rikthimit në Itali të ish mesfushorit të Juventusit, Momo Sisoko. Ky i fundit luan aktualisht për kryeqytetasit e PSG, ndërsa pritet që gjysmën e sezonit të luaj për ngjyrat vjollcë të skuadrës së Fiorentinës. Lojtari është pranë një marrëveshjeje me klubin nga Firence, ndërsa duhet pritur që vetë lojtari dhe klubet respektive të bëjnë zyrtare këtë kalim të mundshëm.Nëse arrihet marrëveshja, atëherë Sisiko do të kalojë nën urdhërat e teknikut Montela, në formë huazimi për sezonin e mbetur, ndërsa drejtuesit nga Firence do të kenë të drejtë ta blejnë kartonin e tij për shifrën e 3.5 milion Eurove në fund të sezonit.