Real Madrid - Barcelona formacionet e mundshme

Sonte në mbrëmje do të luhet një nga përballjet më të mëdha të futbollit botëror. Kur në fushën e blertë zbresin dy skuadra gjigante si Real Madrid dhe Barcelona, padyshim që e gjithë vëmendja e sportdashësve është e përqëndruar te kjo klasike, që konsiderohet si më e madhja në të gjithë rruzullin toëksor.Ajo që ja prishë disi bukurinë këtij dueli, është se trajneri i Real Madrid, Hoze Mourinjo, në mbrëmjen e sotme do të jetë i kushtëzuar në ndërtimin e formacionit. Tekniku Portugez do të luajë pa tre lojtarë të rëndësishëm të skuadrës që i përkasin repartit difensiv. Kapiteni i Madrilenve, Kasiljas, do të mungojë në këtë klasike, për shkak të një dëmtimi, ashtu siç do të mungojë po për të njëjtat arsye, edhe mbrojtësi Pepe. Ndërsa një tjetër mungesë e rëndësishme për Speshiall One, është edhe ajo e Serxho Ramos, për shkak kartonash. I ndikuar nga këto mungesa të rëndësishme, Mourinjo pritet që sonte për ballë Barcelonës të hedhë në fushë formacionin: 4-2-3-1.Në portë: Adan, në mbrojtje: Arbeloa, Varanje, Albiol dhe Marselo, në mesfushë: Khedira dhe Ksabi Alonso. Ndërsa treshja Ozill, Modriç dhe Ronaldo do të mbështesin sulmuesin e vetëm Benzema, në vijën e parë të sulmit.Ndryshe nga Reali, trajneri i Barcelonës, nuk do të jetë i kushtëzuar nga mungesat, ndërsa pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-3-3.Në portë: Pinto, në mbrojtje: Alvesh, Pike, Pujol dhe Zhordi Alba, në mesfushë: Ksavi, Buskets dhe Fabregas, në sulm do të jetë Messi që do të mbështetet nga dyshja e krahëve, Iniesta dhe Pedro.Kjo superklasike do të luhet sonte në “Santiago Bernabeu” në orën 21:00, ndërsa pritet ashtu si gjithmonë të thyejë rekordet e shikueshmërisë.